Është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka anuluar tenderin pasi, siç ka thënë ai, këto të holla nuk mund të shpenzohen pa respektimin e ligjit.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar: “Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *