Është konfirmuar nga Gjykata e Apelit vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte shpallë të pafajashme për mosdeklarim të pasurisë ish-ministren Meliza Haradinaj-Stublla.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, akuzohej se si këshilltare e kryeministrit gjatë vitit 2017 nuk kishte deklaruar pronësinë e saj mbi një biznes të regjistruar në Londër. Ajo shpallur fajtore nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën penale “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë” dhe u dënua me tetë muaj burgim me kusht, e njëmijë euro gjobë.
Në rigjykim, ajo u shpall e pafajshme, transmeton Koha.net.
“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara M.H.S., ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza”, thuhet në njoftim të Apelit.