Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që t’i tejkalojnë interesat e tyre partiake në të mirë të interesit kombvëtar.
“Mirëpres votimin e mbrëmshëm të buxhetit për vitin 2020, si një prej hapave të rëndësishëm për t’i bërë institucionet funksionale, posaçërisht në kohët sfiduese pas përhapjes së koronavirusit. I inkurajoj të gjithë liderët politikë që të tejkalojnë përkatësinë politike në çështjet që janë të interesit kombëtar”, ka shkruar Apostolova.