Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga akterët politikë në Kosovë që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e formimit të qeverisë së re.

“Ne iu bëjmë thirrje akterëve politikë në Kosovë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij vendimi. Kjo ka të bëjë me respektimin e parimit kyç për sundim të ligjit”, ka thënë Apostolova për Koha.net.

Gjykata Kushtetuese dje ka publikuar qëndrimin e saj rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duke thënë se është në përputhshmëri me nenet e Kushtetutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *