Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se të gjitha veprimet politike duhet të bëhen në harmoni me kushtetutën.

Ajo ka theksuar se takimet e saja me liderë politikë të Kosovës nuk janë tregues se pajtohet me qëndrimet e tyre.

“Në lidhje me takimet e mia me liderët e Kosovës, e theksoj se unë takoj të gjithë partitë dhe liderët politik si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi me ata jo medoemos nënkupton se aprovoj pozicionet e tyre. Qëndrimi i BE-së është që të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *