Është prezantuar modeli iPhone 13 nga kompania Apple, me risinë kryesore në opsionin e realizimit të videove.

Disa nga risitë e modelit të ri të smartphonit janë kryesisht ripërforcime të opsioneve që gjenden në iPhone 12, derisa risia më e madhe është mundësia për të realizuar video në opsionin portret.

Siç transmeton BBC, iPhone 13 bëhet smartphoni i parë që u lejon përdoruesve të ndërhyjnë në këtë efekt pasi të bëjnë fotografinë.

Verzioni i ri i iPhone përfshinë një chip më të shpejt A15, mundësi ndriçimi më të lartë dhe kohëzgjatje për 2.5 orë më shumë të baterisë.

Apple ka njoftuar se iPhone 13 do të mund të blihet me ngjyrat kaltër, kuq, rozë ose “dritëylli mesnate”.

Bashkë me prezantimin e iPhone 13 janë prezantuar edhe verzionet iPhone 13 Pro, iPhone 13 mini dhe iPhone Pro Max.  

https://www.youtube.com/watch?v=XKfgdkcIUxw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *