Bashkimi Evropian është pajtuar t’i ndaloj fluturimet nga Bjellorusia pasi të dielën një gazetar opozitar u arrestua kur një aeroplan u detyrua të devijoj fluturimimin drejt kryeqytetit Minsk.
Gazetari Roman Protasevich, 26 vjeç, ishte në fluturim nga Greqia drejt Lituanisë derisa aeroplani devijoi pasi u tha se kërcënoj nga një bombë, për të përfunduar në kryeqytetin bjellorus.
Vendet perëndimore e kanë akuzuar Bjellorusinë për marrjen peng të aeroplanit Ryanair.
Gjatë takimit në Bruksel, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së u pajtuan për sanksione ndaj Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e fluturimeve nga Evropa drejt Bjellorusisë, transmeton BBC.
Presidenti amerikan Joe Biden a ka quajtur “shokues” veprimin e autoriteteve bjelloruse, derisa ka thënë se këto veprime janë “sulme të turpshme ndaj disidentit politik dhe lirisë së mediave”.