Bashkëpunimi i Interpol Tiranës dhe Interpol Romës ka bërë të mundur arrestimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla.

Llalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli, transmeton Top Channel.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën do të vuaj dy vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *