Një person është arrestuar dhe dy janë në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të transferimit të një shume prej 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 9 tetor të këtij viti, derisa arrestimi është bërë gjatë mbrëmjes së martë.

Personi i arrestuar ka inicialet L.G. të cilit i është bastisur prona në Komoran dhe banesa në Prishtinë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, në një konferencë të jashtëzakonshme për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *