Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP kanë arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë së re gjermane.
Të mërkurën, afër dy muaj pas zgjedhjeve, liderët e tri partive prezantuar marrëveshjen e koalicionit.
Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se kjo qeveri nuk do të kërkojë “emëruesin më të vogël të përbashkët, por politikën e ndikimeve të mëdha”.
Siç transmeton DW, Scholz tha se aleanca trepalëshe dëshiron ta bëjë Gjermaninë pioniere në mbrojtjen e klimës.
Koalicioni i ri qeveritar do ta vendosë mbrojtjen e një “Evrope sovrane” në qendër të politikës së tij të jashtme, tha kancelari i ardhshëm Scholz.
Zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor partitë e koalicionit e mbështesin konkretisht. Veçanërisht Të Gjelbrit dhe socialdemokratët e patën këtë edhe pjesë të programit të tyre elektoral.
Lexo më shumë këtu