Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka lëshuar një deklaratë të hënën duke dhënë qëndrim në lidhje me çështjet aktuale politike në vend dhe në rajon.

Në deklaratën e ASHAK bëhet thirrje për fuqitë perëndimore që të krijojnë një strategji “më të qartë kundrejt Serbisë” duke parë synimet e saj destabilizuese dhe afërsinë e saj me Kinën dhe Rusinë.

“Në Kosovë, Serbia është katalizator i të gjitha krizave politike, madje kuadri politik i brendshëm dhe i jashtëm, që aktualisht dikton profilizimet e spektrit politik të vendit”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratën e ASHAK.

Gjithashtu, ASHAK ka kritikuar nismën rajonale “Ballkani i Hapur” duke thënë se kjo minon “Procesin e Berlinit”.

Siç transmeton KOHA, në deklaratë kritikohen edhe idetë për bashkim kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, të cilat, sipas ASHAK, shkojnë vetëm në favor të politikës në Serbi.  

“Retorika nacionaliste e kreut politik të Shqipërisë për bashkim kombëtar, për heqje kufiri me Kosovën etj., që gjoja përfshihen në projektin ‘Ballkani i hapur’, njësoj si diskutimi politikisht diletant në Kosovë për bashkim kombëtar, i shkojnë në favor politikës së Serbisë, duke e konsideruar ‘Serbinë e madhe’ si pasojë logjike dhe kundërpeshë politike kundrejt ‘Shqipërisë së madhe’ dhe duke vendosur shenjën e barazimit mes Kosovës dhe Republika Sërpska, pavarësisht se bëhet fjalë për dy realitete krejtësisht të ndara politike dhe historike”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *