Në një analizë dhe qëndrim rreth dialogut Kosovë-Serbi, përmes një komunikate për media, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka bërë thirrje që të mos lëshohet rasti “që nuk vjen shpesh” për arritjen e një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu me Serbinë duhet të merret më me seriozitet, duke mos e lëshuar rastin që nuk vjen shpesh, kur edhe SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Kosovës dhe Serbisë të rëndësishme për të përmbyllur kapitullin e trazirave në Ballkan dhe për të garantuar integrimin euroatlantik të tij”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ASHAK, transmeton Gazeta Express.

Autorët e analizës Arsim Bajrami e Gjuljeta Mushkolaj në raport kanë përfshirë edhe pikat që duhet t’i përmbajë marrëveshja përdundimtare me Serbinë

1. Të ruhet integriteti territorial i Republikës së Kosovës, në bazë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht, sipas Deklaratës së Pavarësisë 2008;

2. Të ruhet rendi kushtetues, duke mos lejuar kompromise, të cilat shkojnë përtej asaj që është dhënë nga Plani Ahtisari, i inkorporuar tashmë në rendin kushtetues;

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *