Gjatë muajit mars të këtij viti është vërejtur ngritje e çmimeve në shitjen e bukës dhe mishit, krahasuar me muajin e njëjtë gjatë vitit 2019.

Kështu ka treguar publikimi ‘Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit’ nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Rënie të çmimeve ka pasur nafta dhe benzina (-6.4%), derisa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2%); mish (0.4%); pemë (7.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); pije alkoolike (2.1%), thuhet në publikimit e ASK-së, transmeton Gazeta Express.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2020 me muajin mars 2019, ishte 0.7%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *