Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri të Kosovës, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës pas situatës së tensionuar të mërkurën në Mitrovicën Veriore.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjatë ditës së mërkurë, në pjesën veriore të Mitrovicës kanë ndodhur protesta të dhunshme nga qytetarë serbë kundër operacionit të Policisë së Kosovës ndaj mallrave të kontrabanduara.

Gazetarët që kanë raportuar nga vendi i ngjarjes janë përballur me sulme nga protestuesit.

“Një ekip i Radio Evropa e Lirë, ka qenë në mesin e shumë gazetarëve që janë sulmuar sot nga protestuesit lokalë në veri të Kosovës. AGK-ja e ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i këtij medium ndërkombëtar është rrethuar nga 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *