Gazetari dhe historiani i mirënjohur anglez, Sir David Attenborough, ka thyer rekord në postimin e tij të parë në rrjetin social Instagram.

94 vjeçari ka arritur që brenda katër orë e 44 minuta të ketë një milionë përcjellës, pas postimit të tij të parë. Kështu, ai e ka thyer rekordin që më parë e mbante aktorja Jennifer Aniston me pesë orë e 16 minuta.

Në videon e tij të parë postuar në Instagram, Attenborough flet për rrezikun në të cilin gjendet planeti ynë, duke shtuar se “ruajtja e planetit tonë tani është një sfidë komunikimi”.

“Po e bëjë këtë lëvizje dhe po futem në këtë mënyrë të re komunikimi për mua pasi, siç e dimë, bota është në rrezik”, ka thënë Attenborough në prezantimin e tij të parë në Instagram.

Kjo paraqitje e gazetarit i paraprinë lëshimit të librit të tij dhe dokumentarit në Netflix, të dy me emrin ‘A Life On Our Planet’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *