Austria do të ndaj 1 milion doza të vaksinës kundër Covid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zotimi është bërë nga Kancelari austriak Sebastian Kurz.

“Si Republikë e Austrisë duam të japim një ndihmesë duke dhuruar një milion doza të vaksinës”, tha kancelari austriak, transmeton VOA.

Ai theksoi se dozat e vaksinave do të ndahen në periudhën nga gushti deri në fund të vitit.

Kurz bëri zotimin pas një konference me përfaqësuesit e vendeve të rajonit që aspirojnë integrimet evropiane, me të cilët ka diskutuar reformat që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, luftën kundër migrimit të paligjshëm dhe luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *