Dyqanet, restorantet dhe mjediset e tjera publike janë mbyllur nga e hëna në Austri, pas rikthimit të masave të rrepta kundër koronavirusit.

Rikthimi i masave të rrepta është pritur me reagime të ashpra, derisa dhjetra mijëra banorë dolën në rrugë duke fajësuar qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për të shmangur valën e fundit të infeksioneve që po përhapet në Evropë.

Duke filluar nga kjo e hënë, 9 milionë austriakët nuk lejohet të dalin jashtë me përjashtim të atyre që duhet të shkojnë në punë, për të blerë sende jetike, apo për ushtrime fizike, transmeton VOA.

Austria po ashtu planifikon t’i bëjë vaksinat të detyrueshme duke filluar nga 1 shkurti, duke iu bashkuar kështu Vatikanit, si vendi i vetëm në Evropë me një kërkesë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *