Bislimi takon ministrin për BE të Polonisë, flasin për bashkëpunim e fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në Varshavë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szłapka. Zyra e Kryeministrin njofton se fillimisht, Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Kosovës dhe veçanërisht procesit integrues të vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. Bislimi në këtë takim ka theksuar edhe […]

Vjosa Osmani udhëton për në Kanada

Presidentja përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Zyra e Presidentes ka njoftur se në këtë Forum, Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë […]

Tërhiqet shorti i Ligës së Kombeve, Kosova luan me Islandën

Është bërë tërheqja e shortit të UEFA Ligës së Kombeve për eliminime dhe play-off.Kosova, si e pozicionuar e dyta e Grupit 2 të Ligës C, është përcaktuar të luajë kundër Islandës. Në rast të fitores, Kosova mund të ngjitet në Ligën B. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 20 mars 2025, ndërsa […]

ShBA-ja në Tiranë uron Ditën e Alfabetit me vargjet e Naim Frashërit

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka zgjedhur vargjet e Naim Feashërit për të uruar këtë ditë. “Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për […]

Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?

Faza e ligës së Ligës së Kombeve të UEFA-s 2024/25 ka përfunduar, me formacionin çerekfinal të konfirmuar dhe skuadra të ndryshme që kanë siguruar promovimin, kanë pësuar rënie ose kanë siguruar një vend në play-off, raporton Klankosova.tv. Shorti për fazën tjetër mbahet nesër nga ora 13:00, dhe transmetohet në Sport2 të platformës ArtMotion. Kosova, si […]

Braktisja e shkollimit: Ikin mbi 1300 nxënës, vetëm për një vit (VIDEO)

Numër i konsiderueshëm i nxënësve në vendin tonë, po e braktisin shkollën. Vetëm gjatë këtij viti nga bankat shkollore kanë ikuar 1mij ë e 300 fëmijë, prej të cilëve 224 të klasave nga e para në të nëntën, e 1 mijë e 109 të nivelit të mesëm, njofton Klan Kosova. Të evidentuara janë edhe rastet […]

Kasanof: Politika jonë ndaj Ballkanit nuk ndryshon me administratat

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor shprehet 2 javë pasi Trump fitoi zgjedhjet. Washingtoni ka zhvilluar një politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për tre dekadat e fundit dhe unë pres që të mbetet kështu. Kështu ka deklaruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, dy javë […]

Bora bllokon komunikacionin në rrugën Podujevë – Prishtinë

Reshjet e borës që filluan mbrëmë në orët e vona, kanë mbuluar pothuajse tërë Kosovën. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi nëpër disa akse rrugore. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv të rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë, shihet se kolona e automjeteve është e gjatë. Madje, në momentin kur videoja është bërë, veturat nuk lëvizin fare. […]