Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka zgjedhur vargjet e Naim Feashërit për të uruar këtë ditë.
“Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, ka thënë Ambasade e ShBA në Tiranë.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.
Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike. (klankosova.tv)