Zgjedhjet në Serbi: Vuçiq fiton mandatin e dytë presidencial

Aleksandar Vuçiq do të vazhdoj të jetë President i Serbisë edhe për një mandat, tregojnë rezultatet preliminare nga zgjedhjet e mbajtura të dielën.    Sipas këtyre rezultateve, Vuçiq hyn në mandatin e dytë presidencial me mbështetjen e 58.58 për qind të votuesve. Ai la pas kandidatin e opozitës, Zdravko Ponosh, i cili doli i dyti […]

Tremujori i parë i ATK-së: 40 milionë euro më tepër të hyra se viti paraprak

Administrata Tatimore e Kosovës, ka arritur që në tremujorin e parë të vitit 2022 t’i realizojë mbi 177 milionë euro të hyra tatimore. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se në raport me planin, kanë mbi 23 milionë të hyra të realizuara apo mbi 15 për qind, ndërsa në raport me vitin paraprak të […]

Në Prishtinë hapen pika të reja për ushqimin e qenve endacakë

Komuna e Prishtinës ka hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë. Me këtë, numri i përgjithshëm i këtyre pikave në kryqytet ka arritur në 23. “Në bazë të studimeve, aty ku ka pas pika ushqyese nuk ka pas sulm ndaj njerëzve. Ne vazhdojmë ta analizojmë situatën dhe ta përmirësojmë situatën”, ka thënë kryetari […]

Katar 2022: Zvicra, Serbia dhe Brazili në një grup

Të premten është hedhur shorti për ndeshjet në grupe për Kampionatin Botëror Katar 2022. Një grup mjaft intersant do të jetë Grupi G ku do të përballen mes veti kombëtaret e Zvicrës, Serbisë dhe Brazilit. Kombëtarja e katërt në këtë grup është Kameruni. Në Grupin B, kombëtarja e Anglisë do të përballet me atë të […]

Stoltenberg: Rusët nuk po tërhiqen nga Ukraina, po riorganizohen

Forcat ushtarake ruse nuk po largohen nga pozicionet e tyre në Ukrainë, vetëm po riorganizohen, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Stoltenberg i bëri këto komente pas njoftimeve të Kremlinit për ulje të operacioneve ushtarake rreth Kievit, ndërsa bombardimet po vazhdonin. Sipas tij, trysnia ruse ndaj Kievit dhe qyteteve tjera pritet të […]

Nga e premtja, blerësit e gazit rus duhet të paguajnë me rubla

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar të enjten se nga 1 prilli blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus. “Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar duke filluar nga nesër,” tha […]

OKB: Mbi 4 milionë refugjatë të larguar nga Ukraina

Agjencia e OKB-së për Refugjatët njoftoi se më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina pas invazionit rus, një moment historik i ri në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se gjurmimi i fluksit të refugjatëve nëpër […]

Kremlini ‘nuk sheh përparim’ nga takimi i fundit në Turqi

Kremlini ka minimizuar shpresat se është arritur përparim pas bisedimeve të paqes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën në Stamboll një ditë më parë. “Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët. Ai shtoi se ka “ende shumë punë […]

Negociatori ukrainas është optimist pas bisedimeve në Stamboll

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë të mërkurën se ndihet optimist, pas bisedimeve që ka zhvilluar me palën ruse, në të cilat Moska ka thënë se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake afër Kievit dhe Çernihivit. “Jam optimist për rundin e negociatave në Stamboll”, ka thënë Podolyak, duke iu referuar bisedimeve të së […]

Osmani: Të punojmë bashkë ‘për ta rrëzuar’ regjimin e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendet perëndimore duhet të bëhen bashkë dhe të ‘rrëzojnë’ regjimin e Presidentit rus Vladimir Putin.   “Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, do të jetë fundi i demokracisë që njohim”, ka thënë Osmani për televizonin Al Jazeera. “Prandaj, vendet të vogla dhe të mëdha […]