Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur Avdullah Hotin si kandidat për postin e kryeministrit.

Kjo u bë sot pas mbledhjes me strukturat e partisë, derisa dje Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se së shpejti Kosova do të bëhet me qeveri të re.

“Me vullnetin e të gjithëve, Hoti është propozuar nga Kryesia për kryeministër në qeverinë e Kosovës, që bashkë me subjektet tjera parlamentare do t’ia prezantojmë Kuvendit”, tha kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkohë, Hoti tha se mund të krijojë “komunikim me të gjitha subjektet parlamentare dhe me ndërkombëtarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *