Shqipëria është renditur si vendi i dytë me më shumë aplikime për azil në vendet e Bashkimit Evropian, në raport me numrin e popullsisë që ka.  

Sipas shifrave të EUROSTAT-it, në vend të parë në Evropë është Ukraina, me 21% , Shqipëria me 19 %, e treta Rusia me 12% dhe e katërta Kosova me 10%.

Ndërsa, siç transmeton Koha.net, Shqipëria është e treta për numrin e fëmijëve që aplikuan për azil në vitin 2020, me më shumë se 2 mijë raste. Kosova renditet e katërta pas Shqipërisë, Turqisë e Rusisë për largim masiv të fëmijëve, që marrin leje qëndrimi për arsye familjare në një nga shtetet e BE-së.

Pavarësisht kërkesave për azil nga aplikuesit shqiptarë, refuzimet vijojnë të jenë të larta, pasi në muajt janar-qershor janë kthyer 3 mijë përgjigje negative, ndërkohë që vetëm 63 persona kanë arritur të sigurojnë statusin e refugjatit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *