Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar që edhe komuna që ai drejton të futet në karantinë.
Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet pasi pjesa jugore e Mitrovicës tashmë rrethohet nga komuna që kanë raste të të infektuarve nga koronavirusi.
“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.” ka shkruar Bahtiri në Facebook.