Nisma “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) pritet të hap kufijtë mes vendeve pjesmarrëse në këtë iniciativë.

Marrëveshja e arritur në Shkup mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë parash hapje të kufjve dhe ekonomisë mes vendeve.

“Qëllimi ynë është njëqind përqind të gjitha mallrat të kenë tregti të lirë, njëqind për qind për të gjitha shërbimet të ketë bashkëpunim të plotë pa asnjë doganë, njëqind për qind lëvizje e njerëzve dhe kapitalit, lirisht ashtu si qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që e punon një punë këtu, ta punojë lirshëm në Nish, Novi Sad, Sarandë, Durrës kudo në të gjithë rajonin”, është shprehur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, transmeton AlsatM.

Përveç kufijve të hapur, vendet do të kenë regjistra të unifikuar për nevojat e tregut të punës. Kjo do të thotë që vendet do të jenë në gjendje të shkëmbejnë stafin e nevojshëm për punë që janë në mungesë.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Aleks Soros, tha se iniciativa për bashkëpunim rajonal do të hap mundësi për zhvillimin edhe të komunitetit rom në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *