Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se “ka mbaruar koha” e ish-kreut të kësaj partie Sali Berisha.  

“Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale,” është shprehur Basha në një komunikim me gazetarë të dielën, transmeton BalkanWeb.

“Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës,” ka shtuar ai.

Ndërkohë, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjt demokratë, Berisha tha se Basha do të largohet nga kuvendi i partisë më 11 dhjetor.

“Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave”, tha Berisha.

Ish-kryeministri bëri thirrje për rikthimin e vendimmarrjes brenda partisë tek anëtarësia, duke shtuar se vetëm kështu mund të ngjallin shpresë tek qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *