Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka vendosur të largoj nga grupi parlamentar i partisë ish-drejtuesin Sali Berisha.

Në shpjegimin e tij rreth këtij vendimi, Basha tha se ky vendim është marrë për shkak se Departamenti amerikan i Shtetit i ndaloi Berishës dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, deklaroi Basha, transmeton Zëri i Amerikës.

Javë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas një takimi me zotin Basha, kërkoi distancimin e PD-së nga Sali Berisha, duke bërë të ditur se priste një reflektim për çështjen para nisjes së sesionit parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *