Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte i mirë për të ardhmen e rajonit, ka thënë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Duke folur për problemet e pazgjidhura në Ballkan, Zaev tha se Serbia dhe Kosova kanë sfidat e tyre përballë, dhe se ato mund të zgjidhen përmes dialogut e miqësisë.

Gjatë një interviste për “N1”, Zaev tha se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon pasi e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Zaev tha se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve të rajonit në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e qeverisë së re të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *