Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga aleatët ndërkombëtar që t’i mundësohet Kosovës anëtarësimi në NATO, ndryshe mund të kërkohet bashkimi me Shqipërinë.

“Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. Është real që mund të ndodhë bashkimi nëse vazhdon bllokada që po i bëhet Kosovës. Këtë duhet ta dëgjojnë miqtë dhe ata që po na bllokojnë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj ka thënë se këto zgjedhje janë “referendum” për kërkesën e Kosovës për t’u futur në NATO.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Haradinaj me partinë e tij garon nën moton “Haradinaj për president”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *