Bashkimi Evropian do të dhuroj vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor për të mbrojtur punëtorët shëndetësor dhe personat më të rrezikuar.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka njoftuar për vendimin.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se ajo çfarë ka rëndësi në këto moment është vaksinimi i cili shpëton jetë duke u bërë thirrje autoriteteve në të gjitha vendet të bëhet gati për procesin e vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi gjithashtu se BE do të japë vaksinat e kundër Covid-19 falas për grupet e rrezikuara.