Pas caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka njoftuar se BE-ja pret zgjedhje gjithpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, ka thënë Pisonero, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *