Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të fundit të Presidentit rus Vladimit Putin për të njohur dy republikat separatiste në lindje të Ukrainës.

Në reagimin e saj, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kjo lëvizje e Rusisë është “shkelje haptazi e ligjit ndërkombëtar”.

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, e integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minsk,” ka deklaruar ajo.

Von der Leyen më tej ka paralajmëruar veprime nga BE-ja.

“Bashkimi Evropian dhe partnerët do të reagojnë me unitet, qëndrueshmëri dhe vendosmëi në solidaritet me Ukrainën,” ka thënë ajo, transmeton BBC.

Veprimin e fundit të Rusisë e ka dënuar edhe NATO. Sekretari gjerneral i aleancës Jens Stoltenberg ka reaguar duke thënë se kjo minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *