Gjatë turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, komisioneri evropian Oliver Varhelyi ka konfirmuar se Bashkimi Evropian do të ndajë 651 mijë vaksina Pfizer-BioNtech për vendet e Ballkanit.

Vaksina do të shpërndahen deri në muajin gusht.

Pas vizitës në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë, të mërkurën Varhelyi ka qëndruar në Shkup ku ka dorëzuar një sasi prej 4,680 vaksina.

“Ne (Bashkimi Evropian) do të kujdeset për ju, do të kujdeset për Ballkanin Perëndimor””, ka thënë Varhelyi, transmeton VOA.

Ndalesat e radhës e Komisionerit Oliver Varhelyi do të jenë Tirana e Prishtina.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mbështetur kryesisht tek programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por vaksinat nga ky program po vonojnë. Ndërkohë, BE-ja, e cila do të furnizojë këto shtete me vaksina të Pfizer-it deri në muajin gusht është po ashtu kontribuesi kryesor i programit COVAX me 2.5 milardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *