Bashkimi Evropian ka filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur të martën në Bruksel, u shënua edhe hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim të këtyre dy shteteve.

“Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë por edhe me faktin që janë një transformim dije i pazëvendësueshëm”, ka deklaruar Kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton ABCNews.

Ndërkohë, komisioneri evropian për zgjerimin Oliver Varhelyi tha se BE-ja e dëshiron Shqipërinë të bëhet pjesë e saj.

“Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane”, ka deklaruar Varhelyi.

Edhe për Maqedoninë e Veriut kjo është një ditë historike tek e cila u arrit pasi u pranua propozimi francez për të tejkaluar ngërçin me Bullgarinë.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se po hapet kapitulli i ri në historinë maqedonase.

“Ne kemi vendosur të jemi të vendosur, të guximshëm, të mençur dhe të vendosur që të mos mendojmë për veten, por për gjeneratat e ardhshme”, tha Kovaçevski.

Pas suksesit të arritur, Kryeministri shqiptar postoi në rrjetet sociale një foto të i ulur në shkallët e një prej sallave të Komisionit Evropian bashkë me shënimin “Photo of the Day” (Fotoja e Ditës).  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *