Bashkimi Evropian ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesërmarrjen për takimin e radhës në Bruksel që do të mbahet më 27 shkurt.

Në lidhje me këtë takim, është bërë e ditur se Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, bashkë me të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, duke filluar nga ora 15:00.

Më pas do të mbahet një takim i përbashkët.

“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *