Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se pret dinamikë të re në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të premten në Prishtinë, Lajçak takoi Kryeministrin e Kosovë Albin Kurti me të cilin biseduan për më shumë se dy orë, derisa detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura.

“Siç keni parë ne kemi kaluar më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti duke diskutuar për dialogun dhe si të sjellim dinamikë të re të procesit dhe si ta çojmë procesin përpara”, ka deklaruar Lajçak.

Bashkë me të dërguarin e BE-së, në takim ishim edhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, përkatësisht nga Jens Plotner e Emmanuel Bonne.

Të rezervuar për informatat mbi përmbajtjen e takimit janë treguar edhe në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të kryeministrit, transmeton KOHA.

Ndërkohë, pas vizitës në Prishtinë, diplomatët evropianë kanë udhëtuar për në Beograd për të takuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Para takimit, Vuçiq deklaroi se ky takim do të jetë “bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *