Kosova do të pranoj një ndihmë prej 70 milionë euro nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me pasojat që rezultojnë nga përhapja e koronavirusit.

“Ne jemi duke shikuar në mënyrë intensive se si ta asociojmë Kosovën dhe partnerët tjerë në nismat që janë duke marrë nga BE-ja në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, sikur edhe si t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë për të ulur pasojat socio-ekonomike. Sa i përket qytetarëve të rajonit që kanë mbetur në BE, Komisioni Evropian është duke diskutuar me shtetet anëtare rreth qytetarëve të vendeve të treta që e kanë gjetur veten me qëndrim të tejkaluar në vendet e Schengenit si rezultat i restrikcioneve të udhëtimit” ka njoftuar Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi, në një letër dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai ka njoftuar se Komisioni Evropian me ndihmë imediate mbështet sistemin e shëndetësisë në Kosovë deri në 5 milionë euro, transmeton Koha.net.

Do të mobilizohen edhe 50 milionë euro nga programet për vitin 2019 dhe 2020 për të ndihmuar Kosovën që të përballet me pasojat socio-ekonomike. Edhe 13 milion euro do të ndahen për buxhetin e Kosovës për të ndihmuar likuiditetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *