Vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë pritet të hapen kufijtë e vendeve të Bashkimit Evropian nga fillimi i muajit korrik.

Kështu parashihet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare kanë diskutuar në Bruksel të premten në mbrëmje për më shumë së gjashtë orë.

Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *