Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit për vizitorët që janë vaksinuar kundër Covid-19.

Ambasadorët nga 27 vendet e BE-së miratuan një propozim të Komisionit Evropian të 3 majit për të lehtësuar kriteret për të përcaktuar vendet si “të sigurta” dhe për të lejuar të vijnë turistë të vaksinuar plotësisht nga vendet jashtë BE-së.

Një diplomat i BE-së tha se do të duhet të merren parasysh rastet e variantit indian në Britani, megjithëse vendet individuale të BE-së tashmë po përcaktojnë politikat e tyre, transmeton Zëri i Amerikës.

Sipas kufizimeve aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE për pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.

Vendet individuale do të jenë në gjendje të zgjedhin të kërkojnë një test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine për vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *