Dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit do ta fusin Bashkimin Evropian në një “recesion të përmasave historike”.
Eurozona – grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro – do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.
“Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh”, tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.
Këto masa kanë ndikuar shumë edhe në vendet e punës.