Bashkimi Evropian e ka pranuar Kroacinë si anëtarin e 20-të në eurozonë.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha se pranimi i Kroacisë konfirmoi se euro mbetet një “monedhë globale tërheqëse, elastike dhe e suksesshme” dhe një simbol i forcës dhe unitetit.

Duke filluar nga 2023 Kroacia do të përdorë monedhën e euros, transmeton ABCNews.

Ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomike të kërkuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *