Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që politikanët në Kosovë dhe Serbi të angazhohen për promovimin e atmosferës së pajtimit, dhe jo të kundërtën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një hartë ku Kosova është e mbuluar me flamurin e Serbisë.

I pyetur rreth kësaj, një zëdhënës i BE-së ka thënë për REL: “Sikur kemi thënë disa herë gjatë viteve të kaluara, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga aktet dhe deklaratat, të cilat kanë efekt të kundërt për normalizimin e raporteve dhe të punojnë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.”

Thirrjet nga ana e BE-së për përmbajtje nga deklaratat nxitëse dhe veprimet që nuk janë në frymën e pajtimit kanë ardhur rregullisht sa herë që ndonjë politikan nga rajoni ka bërë veprime, të cilat kanë nxitur reagime nga palët tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *