Bashkimi Evropian ka lëshuar një reagim në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe rrezikun nga përhapja e koronavirusit.

“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në reagim, transmeton Koha.net.

Më herët gjatë ditës, kanë qenë ambasadorët e vendeve të Quintit që kanë kërkuar të ruhet funksionaliteti i Qeverisë së Kosovës.

“Në këtë periudhë të vështirë, i thërrasim të gjithë liderët institucionalë dhe politikë që të fokusohen tek COVID-19, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre përmes Kushtetutës”.

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *