Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Bashkimin Evropian duhet të bëhet më efektive. Përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë ndjeshëm një direktivë ekzistuese për ndjekjet penale.
Sipas Presidencës belge të Këshillit të BE, ndryshimet e planifikuara parashikojnë, ndër të tjera, që personat që me vetëdije përdorin shërbimet e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore të ndëshkohen. Kjo mund të përfshijë, për shembull, veprime seksuale, por edhe forma klasike të punës. Rregullat e reja duhet të zbatohen në të gjithë BE, transmeton DW.
Dënime më të gjata me burg për trafikantët e qenieve njerëzore
Përveç kësaj, martesat e detyruara, birësimet e paligjshme dhe surrogacia e detyruar tani pritet të preken nga ligji kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Martesat e detyruara, birësimet e paligjshme dhe surrogacia me detyrim preken nga reforma. Kjo masë synon të sigurojë që shtetet anëtare të BE të luftojnë sa më shumë forma të shfrytëzimit brenda legjislacionit të tyre kombëtar.
Veprat duhet të dënohen me një dënim maksimal prej të paktën pesë vjetësh. Kjo do të thotë se nuk do të ishte më e mundur të zbatohen rregullat penale të cilat parashikojnë vetëm dënime deri në dy vjet për krime të tilla. Për vepra veçanërisht të rënda, pritet të jepen dënime me burg prej të paktën dhjetë vjetësh.
Lexo më shumë këtu
.
.