Bashkimi Evropian i ka dhënë një paralajmërim Bosnje dhe Hercegovinës për rrezikun e humbjes së investimeve në infrastrukturë.
“Jemi ende në pritje të vendimeve të caktuara që do të sigurojnë investime të konsiderueshme. Përndryshe, ekziston rreziku që këto investime infrastrukturore (nga BE-ja) të humbasin,” ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Varhelyi ka vizituar Sarajevën të mërkurën, ku u shpreh se vendi duhet të ketë institucione funksionale.
“Bosnje e Hercegovina nuk ka kohë për të humbur, as lidhur me reforma që duhet kryer lidhur me 14 prioritetet kryesore e as më Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Varhelyi, transmeton REL.
Ai gjithashtu tha se “Komisioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e BeH në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme në ballafaqim me sfidën e migrimit”.