Bashkimi Evropian është “shumë i shqetësuar” me veprimet e fundit të Iranit në ambiciet e pasurimit me uranium.

Shefi i departamentit të energjisë bërthamore të iranit Ali Akbar Salehi njoftoi se vendi i tij mund të prodhojë deri në 9 kilogram në muaj uranium të pasuruar të gradës 20%.  

Pas kësaj, reagimi i BE-së erdhi përmes Zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano, që njoftoi për shqetësimin e bllokut evropian.

“Jemi shumë të shqetësuar nga masat e marra nga Irani për pasurimin e uraniumit në masën 20% . Ky veprim është shkelje e rëndësishme e angazhimit të Teheranit ndaj marrëveshjes bërthamore dhe do të ketë pasoja serioze kur flitet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha Stano, transmeton Zëri i Amerikës.

Gjithashtu, zëdhënësi njoftoi se BE-ja do të dyfishoj përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore për Iranin, pavarësisht asaj që e quajti “shkelje e rëndësishme” nga ana e Teheranit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *