Bebe Rexha ka arritur të jetë e para në shumë top-lista botërore me këngën e saj të re “I’m good (Blue), në bashkëpunim me Dj-in e njohur David Guetta.

Kënga ka arritur që të qëndrojë disa javë e renditur lart në top-listat e kanaleve si Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes, transmeton KultPlus.

Në iTunes, kënga ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në botë.

“I’m good (Blue)”, lë prapa në vend të dytë këngën “As it was” nga Harry Styles” dhe këngën “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare do të publikohet këto ditë edhe me videoklip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *