Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se do të padis Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë, jam po kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive, prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Antony Blinken një padi direkte për shpifje publike. Do të paditet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, në të cilën është ngritur padia nga avokati im”, ka thënë Berisha të enjten gjatë një konference për gazetarë, transmeton REL.

Të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi vendimin ku shpallte Berishën dhe anëtarët e drejtëpërdrejtë të familjes së tij të padëshiruar për Shtetet e Bashkuara.

“Veprimet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha e kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Publikisht, unë e përcaktoj Berishën dhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tij si të  papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi  #TëBashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në Twitter.

Në paralajmërimin e padisë, ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar tha se “do të vendos dinjitetin tim në vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *