Gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet edicioni i radhës i Festivalit të Filmit në Berlin.

Organizatorët e kanë konfirmuar lajmin duke treguar se festivali i njohur edhe si Berlinale do të mbahet pavarësisht rreziqeve që mund të vijnë nga pandemia Covid-19.

“Ndryshime në strukturën e festivalit, programi dhe numri i përgjithshëm i filmave pjesëmarrës do të caktohen nga menaxhmenti i festivalit gjatë javëve të ardhshme,” thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Festivali do të mbahet nga data 11-21 shkurt dhe do të përcillet nën rregullat shëndetësore për parandalimin e virusit.

Ndërkohë, do të ketë ndryshime në mbajtjen e organizimit European Film Market (EFM) që mbahet gjatë ditëve të festivalit. Planifikohet që kjo ngjarje të mbahet në një kombinim online dhe aktiviteteve fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *