Festivali i 72-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin hapet të enjten në mbrëmje me një gala festive në Berlinale-Palast në Potsdamer Platz.

Pandemia i ka detyruar organizatorët e Berlinales ta reduktojnë programin dhe një pjesë të madhe të aktiviteteve shoqëruese ose të mos bëhen fare, ose të bëhen vetëm online.

Tema sunduese në këtë Berlinale është dashuria, transmeton DW.

“Ishte çmenduri dhe befasi e madhe që shumica e filmave që na erdhën kishin të bënin me dashurinë,” tha drejtori artistik Carlo Chatrian, në prag të Berlinales. Jeta në pandemi thuajse nuk luan rol. Sipas Chatrian, kjo temë është e pranishme vetëm në dy filma. Një karakteristikë tjetër. Ngjarjet zhvillohen kryesisht jashtë qyteteve, nëpër provinca, në udhëtime ose në periferi.

Ndërsa, këta janë filmat në edicionin e sivlejtëm të Berlinales që sipas revistës IndieWire nuk duhet kaluar pa i parë:  

“Both Sides of the Blade”
“Brother in Every Inch”
“Dark Glasses”
“Father’s Day”
“Flux Gourmet”
“Incredible but True”
“The Line”
“Queens of the Qing Dynasty”
“Rimini”
“Return to Dust”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *