Senatori Bernie Sanders i ka dhënë fund kampanjës për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara.
78-vjeçari ua kumtoi vendimin përkrahësve të tij përmes një video-konference gjatë ditës së mërkurë.
“Po të besoja se kemi një shteg të mundshëm për t’u nominuar, sigurisht se do të vazhdoja,” ka thënë Sanders, duke e pranuar se ishte një vendim “shumë i vështirë dhe i dhimbshëm” që t’i jap fund garës.
Kështu, rruga drejt nominimit nga radhët e demokratëve tani i bëhet më e lehtë ish zëvendës-presidentit Joe Biden.